Haradinaj: Mbajmë përgjegjësi dhe ndihemi fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi

Aktuale

Haradinaj: Mbajmë përgjegjësi dhe ndihemi fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Ramush Haradinaj

Duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka mohuar të jetë kundër integrimit të Luginës së Preshevës me Kosovë.

“Njohja e diplomave është diskutuar në Bruksel. Por me rëndësi është që ju të studioni”, ka thënë Haradinaj.

 Për procesin e liberalizimit, ai ka thënë se mbajnë përgjegjësi dhe ndihen fajtor pse s’ka ndodhë liberalizimi. 

Ndërsa shtoi se janë plotësuar kushtet e kërkuara për liberalizimin e vizave. 

Për dialogun, ka thënë se Qeveria e mban një përgjegjësi të madhe për të, por sipas tij, është një ekip i  caktuar nga Qeveria për dialog me Serbinë. 

Sipas tij, Qeveria nuk është e tërhequr nga dialogu, por përfaqësimin e shtetit e ka me k=Kushtetutë, presidenti Hashim Thaçi. Për anëtarësimin në UNESCO ka thënë se është pak herët me fol, janë edhe disa sfida për vitin që vjen në këtë rrafsh.  Ndërsa, për Interpolin , ka thënë se Kosova do të anëtarësohet. Për taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake ka thënë se ky vendim nuk ka qenë çështje qejfi, për shkak të fushatës së egër që po e bënë Serbia si dhe për bllokadën energjetike. Sipas tij, ky vendim mundet me mbet gjatë dhe me u ngritë si taksë.

Nëse zhbllokohet çështja e energjisë mund të negociohet taksa 10 përqind. Për qasjen e ushtrisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, në bazë të ligjeve sipas kryeministrit nuk ka asnjë kufizim.

Kryeministri i Kosovës u zu ngushtë kur u pyet për ligjin për profesionet pasi që tha se nuk ka fare njohuri për këtë ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat