Takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Aktuale

Takimi Thaçi-Vuçiq mbahet në mbrëmje

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 10:25
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuqiç

Në mbrëmje do të mbahet takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Për dallim prej herëve të kaluara, që zakonisht takimet janë mbajtur në mëngjes, kësaj radhe pritet të fillojë në mbrëmje takimi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, bëjnë të ditur burimet e kp.

Thaçi do të takojë Vuçiqin, edhe pse zyrtarët serbë paralajmëruan mundësinë e dështimit të këtij takimi në shenjë proteste për taksën për 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur para pak ditësh për prodhimet e Serbisë dhe ato të Bosnjës.

Në një intervistë për KosovaPress Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat