Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Aktuale

Shefi i AKI-së raporton para deputetëve

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:36
Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni

Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shpend Maxhuni pritet që sot të raportojë para Komisionit që mbikëqyr punën e institucionit që e udhëheq ai.

Kryetarja e këtij Komisioni, Ganimete Musliu ka treguar se mbledhja e sotme nuk lidhet ekskluzivisht me çështjen e djalit të numrit një të AKI-së, për të cilën u raportua në media.

“Është mbledhje e rregullt e caktuar të premten për çështje të ndryshme. Por, do të flasim edhe për rastin e djalit të Maxhunit”, ka thënë ajo 

Ndryshe, mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbahet në ora 10:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat