Pacolli, i bindur për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Aktuale

Pacolli, i bindur për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 08:32
INTERPOL

ëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se shpreson që më 20 nëntor Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL

Kosova po synon që këtë vit të bëhet përfundimisht pjesë e organizatës më të madhe të policisë ndërkombëtare. Më 20 nëntor në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, që do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet të votohet mbi kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

Pavarësisht se vitin e kaluar Kosova e kishte tërhequr kërkesën për t’u bërë pjesë e kësaj organizate (nën pretekstin se nuk ishin votat e mjaftueshme), këtë vit përfaqësuesit institucionalë po shprehen të vendosur se nëntori do të sjellë lajm të mirë për Republikën e Kosovës. Sipas tyre, situata këtë vit është shumë më e favorshme për ta përmbyllur këtë çështje, shkruan Zëri.

Pavarësisht kësaj, ish-drejtues të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) nga Qeveria e kaluar konsiderojnë se Kosova ka humbur rastin e artë mbi këtë çështje gjatë vitit që shkoi. Ndërkohë, për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it Kosovës i duhen votat e 2/3-ve të anëtarëve të pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme kur ndodh procesi i votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat