Lidhur me skandalin e sotëm ka reaguar përmes një postimi në Facebook edhe burri i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Albani, përcjell “Bota sot”.
Ai ka përmendur dy raste, ku me skandalet e bëra janë ngritur në pozita të larta shtetërore dy persona, ndërsa pyet se çka do bëhet djali i Maxhunit pas këtij rasti.
“Dardan Gashi gjuajti me allti dhe krrk zv-kryeministër. Endrit Shala gjuajti me automatik dhe u bë ministër. Ky djali i Shpend Maxhunit me allti e drogë plus tradita familjare, çka i bie të bëhet?.", ka shkruar Krasniqi.
Ky reagim i Krasniqit vjen pas publikimit të përfshirjes së djalit të Shpend Maxhunit në armëmbajtje pa leje dhe drogë.
Djali i Maxhunit ishte ndalur natën e 13 tetorit nga Policia e Kosovës ku në veturën e tipit “Golf” kishin qenë tre persona dhe u ishte gjetur drogë dhe armë.
“Gjatë vazhdimit të kontrollit të automjetit,në një pjesë të veturës është gjetur një thikë, si dhe një cigare e mbështjellë e cila dyshohej të jetë substancë narkotike, një mulli i bluarjes grinder ndaj të cilave janë duke u kryer hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.