Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar rastin e djalit të kreut të AKI-së, Shpend Maxhunit, të cilit në veturë i janë gjetur nga Policia e Kosovës, armë dhe drogë.
Miftaraj thotë se sa e kapur është Policia dhe Prokuroria shihet kur brenda orësh ndryshojnë deklaratat në Polici dhe ndërron qëndrimi i Prokurorisë.
Ai këtkon vetting.
“Fillon një procedure ndaj djalit të Drejtorit të AKI-së, dhe kuptohet se sa e kapun është Policia dhe Prokuroria. Brenda orësh ndryshojnë deklaratat në Polici, brenda orësh Prokuroria ndërron qëndrim. Vetting!”, shkruan në facebook, Miftaraj, transmeton gazeta “Bota sot”.