Ish ministri i FSK-së: Formimi i ushtrisë ishte amanet i Presidentit Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari

Aktuale

Ish ministri i FSK-së: Formimi i ushtrisë ishte amanet i Presidentit Rugova dhe komandantit legjendar Adem Jashari

Nga: N.A Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:09
FSK

Ish ministri I FSK-së,Haki Demolli përmes një postimi në facebook ka uraur qytetarët për formimin e ushtrisë së Kosovës

Demolli ka thënë se që formimi I ushtrisë ishte një dëshirë e gjithë popullit tonë dhe brezave të tërë të tij, që ishte një dëshirë dhe amanet i Presidentit historik Ibrahim Rugova, Komandantit legjendar Adem Jashari

Tutje,Demolli ka thënë se me këto ligje ligje do të krijohet Ushtria e Kosovës, që ishte një dëshirë e gjithë popullit tone

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë

Kosovë dhe kosovarë, Gëzuar Ushtrinë!
Me aprovimin e sotëm në Kuvendin e Kosovës, të Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, parashihet që Forca e Kosovës të ketë kompetenca të reja në mbrojtjen e integritetit territorial të Kosovës, mbrojtjen e qytetarëve të saj, do të jetë e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, pra që të marrë pjesë në operacione ndërkombëtare, si dhe të krijohet Ministria e Mbrojtjes të Kosovës. 
Pra, me këto ligje do të krijohet Ushtria e Kosovës, që ishte një dëshirë e gjithë popullit tonë dhe brezave të tërë të tij, që ishte një dëshirë dhe amanet i Presidentit historik Ibrahim Rugova, Komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe shumë e shumë personaliteteve të shquara të kombit tonë, që jetuan, vepruan, u angazhuam dhe sakrifikuan për këtë dëshirë, kërkesë dhe ideal të shtetit tonë.
Andaj, si ish ministër i FSK-së, miqëve të mij, popullit tim dhe gjithë kosovarëve, Ju urojë nga zemra themelimin e Ushtrisë së Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat