Pacolli: Propagandës serbe do t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi

Aktuale

Pacolli: Propagandës serbe do t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi

Nga: N.A Më: 14 tetor 2018 Në ora: 21:08
Zëvendësministri i Kosovës,Behgjet Pacolli

Zëvendësministri i Kosovës,Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka kritikuar mediat serbe për prodhim të lajmeve fake

Pacolli ka shtuar Vucici dhe Dacici se tashmë po punojnë me shumë zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi

Tutje,Pacolli ka ftuar mediat vendore të mosshërbehen me lajme të rreme.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Për këdo që përcjellë me vëmendje zhvillimet në lidhje me obstruksionet të cilat Serbia i projekton kundër afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, është krejtësisht e qartë se kemi të bëjmë me një subordinim deri në nënshtrim të mediave në Beograd nga qeveria e Serbisë.
Mediat e subordinuara janë kthyer në zë propagandues të politikës destruktive, duke përhapur lajme të rreme, ‘fake neës’. Regjimit, i cili ka shtypur çdo zë kritik në Beograd, madje edhe oponencën politike, nuk ka mundur t’i rezistoj pothuaj asnjë medium. Dhe duke qenë që për mediat serbe, realiteti i Kosovës nuk është mbuluar asnjëherë drejtë, edhe atyre mediave të cilat njohin realitetin, nuk u bëhet vonë t’i vihen në shërbim qeverisë së Serbisë, sepse me temën e Kosovës ato mund të mashtrojnë publikun pa rrezikuar të humbin kredibilitet. 
Këto media kritikojnë Kosovën, SHBA-të, e hera herës edhe BE-në. 
Vucici dhe Dacici janë dy njohësit më të mirë të politikës, mentalitetit dhe kulturës propaganduese dhe konspirative, dhe tashmë po punojnë me shumë zell, me përdorimin e lajmeve të rreme në Serbi. Ajo çfarë befason është se një pjesë e këtyre mediumeve dhe lajmeve të rreme, merren si burim në rajon, madje edhe Kosovë, pa u filtruar mirë. 
Nuk është në kulturën tonë të shërbehemi me lajme të rreme, por duhet thënë që edhe kur nuk kanë ekzistuar mjetet e komunikimit masiv, ne kemi pasur konsensus që propagandës së Serbisë, t’i kundërvihemi me sukses, me fakte, me drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat