Imer Imeri tregon si është vrarë Hakiu dhe çfarë ka biseduar me Thaçin

Aktuale

Imer Imeri tregon si është vrarë Hakiu dhe çfarë ka biseduar me Thaçin

Nga: N.Sh Më: 12 tetor 2018 Në ora: 23:14
Imer Imeri dhe Hashim Thaçi

Imer Imeri, vëllai i Hakiut i vrarë pasluftës ka reaguar ashpër pas një debati televiziv të zhvilluar në Kosovë, me 8 tetor, kur disa gazetarë kanë folur për vrasjen e Hakiut dhe për vet Imerin, shkruan gazeta "Bota sot".

Imeri përmes një video reagon ashpër, ku tregon se si i është vrarë vëllai, Hakiu, pasi ka dalë nga shkolla e cila ishte duke dhënë mësim.

Haki Imeri ishte një zyrtarë i LDK-së, i cili është vrarë, ndërsa për vrasjen e tij akoma nuk është dënuar askush.

Imeri ka kërkuar që gjithmonë të zbardhet e vërteta, i cili tash edhe ka dëshmuar para Prokurorëve të Gjykatës Speciale, ku tregon vet se është dëshmitar.

Imeri flet edhe për raportet me presidentin Hashim Thaçi dhe çfarë kanë biseduar me të.

Imer Imeri, ka thënë se ai personalisht kurrë nuk ka thënë se Hashim Thaçi, e ka vrarë vëllain e tij, por ka thënë se ai e di kush e ka vrarë Haki Imerin.

Sipas Imerit, presidenti Thaçi është shprehur i gatshëm të bëjë be se nuk ka “gisht” në vrasjet e Hakiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat