Milaim Zeka: Më shumë po e donë David Philips Kosovën, se shumë “balosha” të politikës tonë

Aktuale

Milaim Zeka: Më shumë po e donë David Philips Kosovën, se shumë “balosha” të politikës tonë

Nga: N.H Më: 12 tetor 2018 Në ora: 11:06
Milaim Zeka

Edhe deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, e ka komentuar dorëheqjen e ekspertit të Politikës së Jashtme, David Phillips, njëherësh ish-këshilltar për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Hashim Thaçi.

Zeka thotë se më shume David Phillips po e donë Kosovën, se shumë “balosha” të politikës tonë, duke aluduar te krerët e shtetit.

Ja postimi i plotë i Milaim Zekës:

David Philips

Ky Davidi amerikan, është njeri nga personalitetete me te mëdha te Amerikës per Ballkanin, dhe jo vetem.
Mbreme dha doreheqeje nga posti i keshilltarit te Thaçit, sepse tha qe “nuk don me qene pjese e nje ekipi ku behet fjale per ndarjen e Kosoves”.
Hallall. Ma shume po e don ky Kosoven se shume balosha te politikes tone.

Thaçi ne anen tjeter tha se “Presidenti i Frances, Macron, i paska mbeshtetur idete e tije per rivizatime te hartave ballkanike”!!!

Tash nuk po kuptoje bre: A ma me rendesi eshte me te mbeshtete qytetaret e vendit tande, apo presidenti i Frances?!

Une nuk po e kuptoje, sinqerisht, po me duket as Hasha jo, e le ma presidenti Macron....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat