Ironizon Milaim Zeka, thotë se prokurori Rexhep Maqedonci i ka ftuar vajzat për vizitë

Aktuale

Ironizon Milaim Zeka, thotë se prokurori Rexhep Maqedonci i ka ftuar vajzat për vizitë

Nga: N.H Më: 12 tetor 2018 Në ora: 09:51
Milaim Zeka

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili po qëndron në arrest për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ka bërë një ironizim.

Në mëngjesin e sotëm, shihet se Zekën kanë ardhur për ta vizituar vajzat e tij, ndërsa ky i fundit ka ironizuar kinse prokurori i cili edhe kishte bërë kërkesën që deputetit të Nismës t'i caktohet masa e paraburgimit, i ka ftuar vajzat e tij dhe se edhe biletat ju ka paguar.

“Prokurori Rexhep Maqedonci mi ka ftu vajzat për vizitë, po flitet që edhe biletat ua ka ”pagu” Stockholm – Prishtinë”, ka shkruar Milaim Zeka në Facebook.

Kujtojmë se departamenti i krimeve të rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, deputetit Milaim Zeka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat