Doçi: Betejën në Koshare e filluam me 100 luftëtarë

Aktuale

Doçi: Betejën në Koshare e filluam me 100 luftëtarë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 00:33
Maliq Doçi

Maliq Doçi, komandant i Stërvitores së Helshanit, ka thënë se Betejën në Koshare e filluan me 100 pjesëtarë të UÇK-së.

“Këto forca që ishin të stacionuara në Cahan, Has dhe Kalimash i kam marrë me kamion dhe i kam dërguar në frontin e Kosharës”, tha ai.

Doçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini tha se në Shtabin e Helshanit janë stërvitur 4,000 forca.

“Nuk e kuptoj se si sot mundohen të reduktojnë numrin e ushtarëve, e ne çfarë kemi hequr në atë kohë”, tha ai.

Doçi tha se pas urdhrit për mobilizim të përgjithshëm, radhët e UÇK-së u shtuan mjaft shumë nga djem e burra të ardhur si refugjatë.

“Ishte ndihmë e madhe kur nga Kukësi na erdhën djem e burra të ardhur si refugjatë, e që më pas iu bashkuan radhëve të UÇK-së”.

Ushtaraku tha se operacioni “Shigjeta” ishte si domosdoshmëri për të zhvendosur forcat serbe edhe në një front tjetër.

“Rrethanat e kërkuan të hapet një front i ri, që forcat serbe ta spostojnë vëmendjen, dhe të jenë në trysni në të gjitha anët e kufirit shqiptaro-shqiptar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat