Limaj: Thaçi i ka tejkaluar kompetencat në deklarimet për korrigjim kufijsh

Aktuale

Limaj: Thaçi i ka tejkaluar kompetencat në deklarimet për korrigjim kufijsh

Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:34
Fatmir Limaj

Tejkalim të kompetencave kushtetuese, i ka quajtur zëvendëskryeministri Fatmir Limaj konferencat e presidentit Hashim Thaçi, në të cilat prezantoi idenë e tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Dikur bashkëpunëtori më i afërt i tij, Limaj ka thënë se është zënë në befasi dhe, sipas tij, nuk ka njeri që nuk është zënë në befasi duke qenë se nuk ishte i informuar askush.

Limaj ka thënë se konferencat e Thaçit kishin përmbajtje të gabuar.

“Përmbajtjet kanë qenë të gabuara, të pakonsultuara. Ne jemi institucione, duhet të kemi konsultime paraprake, është temë me interes shtetëror. Nuk besoj që ka dikush që ka qenë i informuar dhe nuk është befasuar. Ai e ka pa rrugën dhe ashtu e ka bërë, na ka komplikuar situatën”, ka thënë ai

“E kemi parë tejkalim të kompetencave kushtetuese në paraqitjen e qëndrimeve”.

Limaj ka hezituar të japë opinionin e tij personal për konferencat e njëpasnjëshme të presidentit Hashim Thaçi për shkak të postit dhe detyrës që ka.

“Ne jemi zyrtarë shtetërorë dhe nuk mundemi me dhënë opinione. Si zyrtar shtetëror duhet t’i përmbahesh Kushtetutës”, ka shtuar ai.

Limaj ka thënë se presidenti me përmbajtjen e konferencave të tij i ka tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat