Ky ështe anëtari më i ri I Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Ky ështe anëtari më i ri I Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: N.A Më: 10 tetor 2018 Në ora: 20:21
Lideri I VV-së,Albin Kurti

Lideri I VV-së,Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka njoftuar opinion me antarësimin më të ri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është Agim Thaqi profesor në Prizren.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Në Prizren, bashkë me kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka, mirëpritëm në VETËVENDOSJE!, z.Agim Thaqi.

Agimi ka mbaruar shkollën fillore "Fadil Hisari" dhe atë të mesme "Gjon Buzuku" në Prizren, kurse Fakultetin e Elektroteknikës, Dega Sistemet Elektro-Energjetike, në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2001 deri në vitin 2007 ka punuar në ShMLP "11 Marsi" në Prizren si profesor i lëndëve profesionale, pastaj për tri vite në KEK si koordinator, më pas për një vit në ShMLP "Xhelal Hajda-Toni" në Rahovec si profesor i matematikës, si dhe në sektorin privat.

Anëtarësimi i Agimit në Lëvizje është fuqizim për organizatën tonë në Prizren si dhe për ekipin e profesionistëve tanë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat