Flet ministri Lluka, përpiqet që t'ia atribuojë vetes ndërtimin e termocentralit

Aktuale

Flet ministri Lluka, përpiqet që t'ia atribuojë vetes ndërtimin e termocentralit

Nga: N.H Më: 10 tetor 2018 Në ora: 18:48
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një postimi në Facebook, ka folur në vetën e parë duke u përpjekur që t’ia adresojë vetës meritat për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Ai thotë se, "ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, siç është komunikuar deri më tani, është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj që nga pas lufta, andaj, ju siguroj që së bashku me investitorin ContourGlobal, do të punojmë që ky projekt të përfundoj në afat të paraparë".

Ja postimi i tij i plotë:

Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, siç është komunikuar deri më tani, është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj që nga pas lufta, andaj, ju siguroj që së bashku me investitorin ContourGlobal, do të punojmë që ky projekt të përfundoj në afat të paraparë.

Ne nuk do të bëjmë kompromise në dëm të sigurisë shtetërore të furnizimit me energji elektrike. Si ministër i këtij vendi, përgjegjës për energji, nuk do ta lejoj që Kosova të varet nga importet e energjisë, duke zhvilluar aktivitet ekonomik dhe punësime për vende tjera, përderi sa ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të gjenerojmë energji jo vetëm për nevoja tona, por edhe për eksport. Ne duhet të sigurojmë pavarësi energjetike dhe nuk ka alternativë tjetër, ashtu siç nuk kemi alternativa tjera për gjenerim të energjisë elektrike.

ContourGlobal është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat