Haradinaj – Thaçit: Mjaft na nxore telashe me Malin e Zi për kufijtë, nuk do të ketë herë të dytë

Aktuale

Haradinaj – Thaçit: Mjaft na nxore telashe me Malin e Zi për kufijtë, nuk do të ketë herë të dytë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 20:58
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe njëherë ia ka bërë të qartë presidentin Hashim Thaçi se asnjëherë nuk do ta përkrahë idenë e tij për korrigjimin e kufijve.

Haradinaj ka thënë se Thaçi i nxori Kosovës telashe me marrëveshje për demaskimin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, nuk do t’i lejohet ta bëjë sërish të njëjtën gjë.

“Askush nuk guxon me hapë Kosovën e 17 shkurtit. Unë jam i korrigjueshëm, por kufijtë jo. Thaçi i bëri kufijtë me Malin e Zi, e pastaj çka hoqëm ne me ba një marrëveshje për korrigjim. Nuk do t’i lejohet hera e dytë. Unë këtu jam. Ta shohim kush do të korrigjohet përpara. Unë karrigen e kryeministrit e jap, por jo postin. I kam treguar qysh në fillim që nuk e përkrah idenë për korrigjim të kufijve. Nëse ne i hapim kufijtë, vendet do të shqyrtojnë njohjet”, ka thënë Haradinaj në Debat plus, duke iu përgjigjur deklaratave të fundit të Thaçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat