Ministri Bytyqi takon homologët e tij në Kijoto të Japonisë

Aktuale

Ministri Bytyqi takon homologët e tij në Kijoto të Japonisë

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 19:45
Ministri Bytyqi takon homologët e tij në Kijoto të Japonisë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), të mbajtur në Kijoto të Japonisë, ka zhvilluar disa takime me ministra e zëvendësministra të shteteve pjesëmarrëse në këtë forum.

Postimi i Bytyqit në Facebook:

Në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), të mbajtur në Kijoto të Japonisë, kam zhvilluar disa takime me ministra e zëvendësministra të shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum.

Konkretisht, kam takuar Ministrin e Japonisë për Shkencë dhe Teknologji, z. Takuya Hirai, Ministren e Arsimit dhe Shkencës së Ukrainës, znj. Lilia Hrynevych, Ministren e Arsimit, Kulturës dhe Kërkimeve të Moldavisë, znj. Monika Babuc, Ministrin e Shkencave të Iranit, z. Mansour Gholami dhe Zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, z. Ivan Dimov.

Gjatë këtyre takimeve individuale me ministra dhe zëvendësministra pjesëmarrës në forum, kemi shkëmbyer përvojat e shteteve përkatëse në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe njëkohësisht kemi diskutuar edhe për mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat