Haskuka viziton familjen e Çlirimit, tregon si e ka gjendjen

Aktuale

Haskuka viziton familjen e Çlirimit, tregon si e ka gjendjen

Nga: A.M. Më: 9 tetor 2018 Në ora: 18:28
Pamje nga vizita

Pasi Çlirim Maloku sulmuar nga disa serb në Novi Sad, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka vizituar sot familjen e tij.

Haskuka në një postim në Facebook, ka shkruar se nga familjarët është njoftuar se gjendja e tij është stabilizuar dhe sot ka biseduar me babain e tij Kamberin.

Po ashtu, ai ka shkruar se “për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB”.

Postimi i plotë:

Sot vizitova familjen e Çlirimit (Maloku) i cili është sulmuar në Novi Sad vetëm pse ka folur shqip. Nga familjarët e kuptova se gjendja e tij është stabilizuar dhe sot ka biseduar me babain e tij Kamberin.

Ky nuk është sulmi i parë ndaj shqiptarëve në Serbi dhe fatkeqësisht nuk do të jetë as i fundit, ngase asnjëherë deri më tani nuk kanë reaguar institucionet qendrore në mbrojtje të qytetarëve tanë – një veprim që obligon me ligj përfaqësuesit e shtetit tonë në botë. Për dallim prej nesh, po të ndodhte një rast i tillë në Kosovë, ndaj një qytetari me origjinë serbe, me siguri shteti fqinj do të thirrte mbledhje të jashtëzakonshme Këshillit të Sigurimit në OKB.

Këto raste janë pasojë e mosndryshimit të politikave të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës. Në mungesë të reagimit intitucional shtetëror dhe vazhdimsisë së politikave hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës ftoj qytetarët të shprehin mospajtimin e tyre ndaj këtij sulmi. Mënyra më e mirë e reagimit fillimisht është bojkoti i produkteve serbe.

Nëse nuk mbrohet dinjiteti ynë qytetar, rastet të tilla do të na përsëriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat