Kërkohet mbështetje për rritjen e punësimit të femrave

Aktuale

Kërkohet mbështetje për rritjen e punësimit të femrave

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 12:08
Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje

Shkalla e ulët e punësimit të femrave dhe rekomandimet për ndryshimet në ligjin e punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë, ishin temat kryesore në takimin e OAK-ut me kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Duda Balje.

Gjatë këtij takimi deputetja Balje u njoftua me statistikat shumë shqetësuese të cilat OAK ka siguruar dhe që tregojnë një shkallë shumë të ulët të punësimit të gjinisë femërore, me vetëm 12% në krahasim me 48% të meshkujve, e cila vjen si pasojë e ligjeve të papërshtatshme.

Përfaqësuesit e OAK-ut i prezantuan deputetes Balje analizën e bërë sa i përket rregullimit të çështjes së pushimit të lehonisë dhe krahasimin me vendet e rajonit, duke paraqitur rekomandimet përkatëse për Qeverinë e Kosovës.

OAK kërkon që pushimi i lehonisë të mbulohet 100% nga shteti, ashtu siç kanë bërë shumë vende të rajonit dhe Evropës dhe që ka ndikuar në rritjen e punësimit të femrave.

Ndërsa, deputetja Balje tha se do të përkrahë çdo iniciativë, e cila kontribuon në përmirësimin e gjendjes aktuale dhe ka të bëjë me kompetencat e komisionit që ajo përfaqëson, dhe se në lidhje me pushimin e lehonisë, komisioni do të ftojë edhe ministrin e Punës për diskutim dhe OAK për të paraqitur rekomandimet e tyre.

Ndryshe, Kosova ka punësimin më të vogël të femrave në rajon dhe Evropë. Nga rreth 600.000 femra të afta për punë në Kosovë, vetëm 69.000 janë të punësuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat