“Shteti ua vjedhi përspektivën, ata shkuan të punojnë në Serbi, ku u rrahën nga fashistët serbë!"

Aktuale

“Shteti ua vjedhi përspektivën, ata shkuan të punojnë në Serbi, ku u rrahën nga fashistët serbë!"

Nga: N.Sh Më: 9 tetor 2018 Në ora: 11:09
Çlirimi

Deputeti i Kosovës, Dardan Molliqaj ka reaguar ndaj rrahjes së dy shqiptarëve në Novi Sad, vetëm pse kanë folur shqip.

Molliqaj përmes një shkrimi në facebook, shkruan se, qytetarët e Kosovës nuk kanë përspektivë, pasi atë ua kanë vjedhur pushtetarët.

Molliqaj pohon se, për të siguruar jetë minimale, ata dy u detyruan të shkojnë në Serbië për të punuar, aty ku u rrahën brutalisht, transmeton gazeta “Bota sot”.

Molliqaj kërkon nga Qeveria e Kosovës që të reagoj dhe të kërkoi prej Serbisë që fashistës serbë t’i dënojë.

Lexojeni shkrimin e plotë:

Çlirimi lindi në vitin 1999, posa Kosova u çlirua nga Serbia. Prandaj edhe u pagëzua me këtë emër.

Ai dhe shoku i tij, sikurse edhe mijëra të tjerë të rinj nga Kosova, nuk kanë përspektivë në vendin tonë. Atë ua kanë vjedhur pushtetarët tanë të korruptuar e të zhytur thellë në krim.

Për të siguruar një jetesë minimale, ai dhe shoku i tij u detyruan të shkojnë të punojnë në Serbi, aty ku u rrahën brutalisht.

Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejt të reagoj dhe të kërkoj prej shtetit serb që t’i dënojë fashistët serbë që rrahën dy të rinj shqiptarë veç pse janë shqiptarë. E neve na mbetet që të angazhohemi sa më shumë në mënyrë që ta ndërrojmë mentalitetin qeverisës sa më shpejtë dhe t’iu ofrojmë përspektivë jo vetëm të rinjve por të gjithë qytetarëve të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat