Rrëfehet vëllau i Çlirimit, tregon për gjendjen shëndetësore të tij

Aktuale

Rrëfehet vëllau i Çlirimit, tregon për gjendjen shëndetësore të tij

Më: 9 tetor 2018 Në ora: 08:42
Çlirimi dhe Sadriu

Rrahja e dy shtetasve të Kosovës në Novi Sad, ka ngjallur reagime të shumta.

Të shqetësuar lidhur me këtë situatë, padyshim që më së shumti janë familjarët e viktimave.

I radhës që ka reaguar përmes rrjeteve sociale, është vëllau i Çlirimit, Sadriu.

“Çlirimi është vëllau jonë i vogël, e kemi përjetu shumë rëndë kur kemi dëgju se është rreh nga disa serb. Lajmin e kemi marr prej rrjeteve sociale e me pas edhe portaleve. Vëllau i madh ka shku dje në Serbi në spital, po qëndron me Çlimimin, dhe Çlirimi është kfjellë pak, është më mirë. “, ka njoftuar ai.

Poashtu, ai ka njoftuar se me rastin në fjalë po merret edhe organet e drejtësisë në Serbi.

“Policia serbe ia kanë tregu disa fotografi të të dyshuarve, që e kanë sulmu, ai njëri nga ta e ka njoftë”, ka treguar tutje ai.

Vlen të kujtojmë faktin se për rastin në fjalë kanë reaguar edhe krerët më të lart të shtetit, duke e dënuar këtë akt të dhunshëm 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat