Haradinaj në Shqipëri, nuk ka përgjigje ndaj kërcënimit të Thaçit

Aktuale

Haradinaj në Shqipëri, nuk ka përgjigje ndaj kërcënimit të Thaçit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 21:39
Haradinaj dhe Thaçi

Kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në Shqipëri me rastin e 90 vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare. Nga atje ai foli për kulturën shqiptare, por jo edhe për kërcënimet që mori sot nga presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ende nuk ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi, i cili i kërkoi të parit të Qeverisë ‘korrigjim deklaratash’ pasi ‘nuk jemi të përhershëm në pozicionet tona’.

Shefi i ekzekutivit është lajmëruar nga Shqipëria ku po feston ditëlindjen e Mbretit Ahmet Zogu I. Por jo për t'iu kundërpërgjigjur Thaçit.

“Me Anitën dhe miq të shumtë, ishim të nderuar të bashkohemi me Familjen Mbretërore, Princin Leka dhe Princeshën Elia, me rastin e 90-vjetorit të shpalljes së Mbretërisë Shqiptare dhe në kremtimin e ditëlindjes së Naltmadhnisë së Tij, Mbretit Ahmet Zogu I. Historia dhe kultura e pasur shqiptare janë testament dhe mishërim i vlerave tona sublime perëndimore. RH’, shkruan Haradinaj në Facebook.

Thaçi i kërkoi sot Haradinajt që t’i korrigjojë deklaratat e tij kundrejt dialogut me Serbinë.

Haradinaj vazhdimisht ka kundërshtuar idenë e Thaçit për shkëmbim të territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat