Pacolli merr pjesë në Samitin e Frankofonisë në Armeni

Aktuale

Pacolli merr pjesë në Samitin e Frankofonisë në Armeni

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:03
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, udhëtoi sot pasdite për në Armeni, ku do të marrë pjesë në punimet ministerialit dhe Samitit të Frankofonisë nga data 8 deri 12 tetor, në kryeqytetin e këtij shteti Erevan.

Kryediplomati kosovar pritet të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me homologë të tij, me qëllimin e shqyrtimit të mundësive për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit reciprok si dhe prezantimit të kërkesës për mbështetjen e subjektivitetit dhe integrimit të Kosovës në Organizata Ndërkombëtare. 

Në ministerial do të marrin pjesë ministrat e Jashtëm të shteteve, ndërsa tema e sivjetme e Samitit të XVII-të të Frankofonisë është "Bashkëjetesa në solidaritet, ndarje të vlerave humanitare dhe respekt për diversitetin: një burim paqeje dhe prosperiteti për komunitetin frankofon". 

Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë është themeluar në vitin 1970, ndërsa ajo përbëhet prej 84 shteteve dhe qeverive, nga të cilat 58 shtete anëtare dhe 26 me status vëzhgues, të cilat bashkë paraqesin një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së me një popullsi 900 milionë njerëzish, duke përfshirë 274 milionë frëngjisht folës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat