Abazi: Edhe një dështim i Thaçit, Ramush dorëhiqu sa nuk është bërë vonë

Aktuale

Abazi: Edhe një dështim i Thaçit, Ramush dorëhiqu sa nuk është bërë vonë

Nga: G.B Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:33
Haki Abazi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë se Ramush Haradinaj duhet të tërhiqet sa nuk është bërë vonë, pasi ende ka kohë që të korrektojë gabimet dhe të jetë në anën e ndritur të historisë së Kosovës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se zgjedhjet janë mjet i shteteve demokratike dhe mbajtja e pushtetit me zor është veti e shteteve pa demokraci.

Postimi i tij i plotë:

Edhe nje deshtim i Thacit dhe nje fitore e Kosoves.

Ramush dorehiqu sa nuk eshte bere vone. Ende ke kohe me korrektu gabimin dhe me qene ne anen e ndritur te historise se Kosoves.

Zgjedhjet jane mjet i shteteve demokratike, mbajtja e pushtetit me zor eshte veti e shteteve pa demokraci, pa ligj dhe pa parlamentarizem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat