Edhe një aderim në Vetëvendosje

Aktuale

Edhe një aderim në Vetëvendosje

Nga: A.ZH Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Besmir Hajrullahu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij, sot i është bashkuar edhe arkitekti nga Ferizaj, Besmir Hajrullahu.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se aktivizimi i Hajrullahut në Vetëvendosje, është më shumë se politik, përcjell Bota sot.

Postimi I plotë I Albin Kurtit:

Arkitekti Besmir Hajrullahu, nga Ferizaj, sot iu bashkua Lëvizjes. Ai është në përmbyllje të tezës së masterit në Departamentin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Tema e tij është “Ripërdorimi i hapesires se pergjumur urbane, arkitektura dhe impakti qe i jep shoqërise permes kultivimit të të mirave”. Me Besmirin biseduam për peshën e arkitekturës si veprimtari në mjedis.

Aktivizmi i tij politik është më shumë se i natyrshëm. Aktivizimi i tij në VETËVENDOSJE! është më shumë se politik./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat