Mushkolaj: Përplasja Haradinaj-Thaçi, e pritshme

Aktuale

Mushkolaj: Përplasja Haradinaj-Thaçi, e pritshme

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:57
Imer Mushkolaj

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka folur për zhvillimet e fundit në politikën e Kosovës, konkretisht për përplasjen që presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj e patën sot në Drenicë. Mushkolaj thotë se një sjellje e tillë është e pritshme dhe vazhdim i përplasjeve të kaluara.

“Janë të pritshmë përplasjet, ne e dim që Thaçi po insiston në korrigjimin e kufijve ndërsa Haradinaj po e kundërshton duke thënë se kjo gjë çon në luftë dhe konflikt”, tha Mushkolaj.

Ai tha se dy krerët shtetërorë kanë pas edhe më herët qëndrime të kundërta dhe situata e sotme është vazhdim i përplasjeve “ku duket se i kan pas edhe në Nju Jork”, tha Mushkolaj.

“Haradinaj ka pas përplasje edhe më herët me Thaçin, si në rastin ku Haradinaj flet për numër shumë më të madh të veteranëve se sa Thaçi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat