Vrau burrin me sëpatë në Francë, arrestohet në Prishtinë Suzana Zogiani

Aktuale

Vrau burrin me sëpatë në Francë, arrestohet në Prishtinë Suzana Zogiani

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:48
Artan Sekiraqa dhe Suzana Zogiani

Policia e Kosovës pas një operacioni të suksesshëm, para pak castesh ka arrestuar në kryeqytet, Suzana Zogianin.

E arrestuara dyshohet se ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, Artan Sekiraqan në Dole të Francës, në krahinën e Juras në Francë.

Sipas burimeve të medias, policia e kapi të dyshuarën afër hotel “Adrias” në Prishtinë, e cila kishte ikur nga Franca pas kryerjes së krimit.

Në raportin e policisë, çifti vlerësohej si agresiv dhe problematik. Familja e të vrarit kishte jetuar në Besançon, nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe më pas në Venissieuc në periferi të Lyon, përpara se të shkonte në Mulhouse në vitin 2015.

Kjo lëvizje e tyre kishte ndodhur për shkak të ndërrimit të shkollës së fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat