Diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror

Aktuale

Diskutojnë për bashkëpunimin ndërshtetëror

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 12:17
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilën diskutuan për bashkëpunimin mes dy shteteve në aspektin e policisë.

Me këtë rast ministri Gashi e njoftoi ambasadorin Chabert për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vlerësuar se situata e përgjithshme sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ai po ashtu vuri në dukje angazhimet që po bëhen sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ambasadori i francez vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe u shpreh i gatshëm në vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që ka ekzistuar mes dy vendeve, sidomos sa i përket bashkëpunimit policor mes dy vendeve.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e liberalizimit të vizave për përkushtimin e MPB-së në plotësimin e kritereve dhe për menaxhimin pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave.

Me këtë rast ministri Gashi theksoi se janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat