Kërkohet llogari nga Pacolli pas mashtrimeve të djeshme në Nju Jork

Aktuale

Kërkohet llogari nga Pacolli pas mashtrimeve të djeshme në Nju Jork

Nga: A.Zh Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:20
Donald Trump dhe Behgjet Pacolli

Hulumtuesi nga KDI Artan Murati, ka thënë se delegacioni i Kosovës, në Asamblenë e OKB-së, nuk është duke korrur ndonjë sukses.

Ai madje në një postim në Facebook, ka thënë se Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, do të duhej të jepte llogari, për atë që ai e ka quajtur “mashtrim” me mënyrën si ka raportuar për takimin me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas Muratit, Pacolli po shfaq inferioritet të jashtëzakonshëm ndaj Serbisë dhe kryeministres serbe, Ana Bërnabiq.

Ndryshe, Pacolli gjatë ditës së djeshme ka thënë se është takuar edhe me delgacionin e Marokut, me të cilin ka thënë se ka pasur biseda përmbajtjesore. Mirëpo, kryeministri i Marokut ka thënë se Pacolli i është imponuar me prezencën e tij gjatë pushimit, duke mohuar se ka pasur takim mes tyre, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Muratit:

Pa dashte me u marre me emra te perveçem, por ne nje vend normal, pas fiaskove te djeshme, ministri i Puneve te Jashtme do te duhej te ipte llogari. Imagjinoni ne cfare gjendje jemi si shtet. Ministri i Jashtem, pervec qe mashtron me menyren si raporton per nje pershendetje spontane me Trump, shfaqe inferioritet te jashtezakonshem ndaj Serbise dhe Kryeministres Brnabiq. Pse eshte e nevojshme te rrihet skutave per te "prekur" doren e dikujt? Ne marrim komentin "kush te la me hy ketu", e ja kthejme me "jeni e kompletuar". Seriozisht?

Megjithate, nuk eshte vetem Ministri i jashtem. I gjithe delegacioni kosovar nuk eshte tu korre ndonje sukses. Ne fakt, takimin me te rendesishem ne SHBA e pa deri me tani e patem me Kroacine. Ka ende kohe./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat