Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës

Aktuale

Veteranët protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 07:59
Foto ilustrim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se sot do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po  i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 13:00.

Kujtojmë se së fundi në opinion është ngritur tema e veteranëve të rremë dhe atyre që përfituan jashtëligjshëm nga ky status.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat