Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për takimet që ka pasur sot në OKB.
Në takimin që ka zhvilluar me homologun e tij belg, Didier Reynders, i është konfirmuar mbështetja belge për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Organizatën Botërore të Bronkofonisë dhe Interpol.
Postimi i Pacollit në Facebook:
Pata një takim zyrtar me homologun tim belg Didier Reynders, ku konfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe mbështetjen belge për liberalizimin e vizave, anëtarsimin në Organizatën Botrore të Frankofonisë dhe Interpol.
Takime domethënëse: me kryeministrin e Marokut, Saadedine Othmani,
...me Kryeministrin afgan Abdullah Abdullah,
...ministrin e jashtëm të Etiopisë Workneh Gebeyehu,
...ministren e jashtme të Norvegjisë Ine Marie Eriksen Soreide.
...Pata një shtrëngim miqsor duarsh dhe me Presidentin Trump;
....një takim të shkurtër me kancelarin austriak Sebastian Kurz.
Agjenda vazhdoi me takime të tjera:
...me ministrin e jashtëm të Saint Vincent & Grenadine, Sir Louis H.Straker;
...me ministrin e jashtëm të Somalisë Ahmed Isse Aëad;
...me Presidentin e Palaut, Thomas Remengesau Jr;
.... Pata dhe një bisedë të shkurtër me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili më konfirmoi mbështetjen e vendit të tij për objektivat tanë shtetërore.
...Po ashtu pata një takim te shkurtër me ministrin e jashtëm të Slovakisë, Miroslav Lajcak. Në të gjitha takimet kërkova mbështetjën e tyre për Kosovën në çështjen e vizave dhe Interpolin