Vetëm pak ditë më parë u hëngrën me fjalë, por tash Lutfi Haziri ka fjalë të mira për kolegen e tij partiake, Vjosa Osmani.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka vlerësuar deputeten e LDK-së si kandidate të mirë për kryetare të ardhshme të partisë.
“Definitivisht është njëra prej kandidateve të mira”, është shprehur ai.
Sipas tij, konkurrenca e mirë vetëm mund ta çojë LDK-në përpara.
Megjithatë, Haziri, vetë njëri prej aspirantëve për kryetar të LDK-së, ka vlerësuar se ndoshta do të ishte më mirë që LDK-ja të kishte vetëm një kandidat.
“Jam për një marrëveshje politike në LDK. Jo në dëm të demokracisë, por për një marrëveshje që LDK’në e nxjerr nga periudha post-rugoviste”, është shprehur ai.