Selmanaj: Teuta Rugova duhet të përjashtohet nga LDK-ja

Aktuale

Selmanaj: Teuta Rugova duhet të përjashtohet nga LDK-ja

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 21:13
Driton Selmanaj dhe Teuta Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se veprimet e deputetes Teuta Rugova si me rastin e formimit të qeverisë, poashtu  edhe me kuorumin e fundit që ia bëri qeverisë, janë të papranueshme.

Selmanaj, në “Dossier D” ka thënë jo vetëm Teuta Rugova, por çdo deputet që shkelë vendimet e rëndësishme të LDK-së duhet të përjashtohet nga partia.

“Kushdo që del kundër vendimeve të rëndësishme të partisë, ndaj tij/saj duhet të zbatohet statuti i LDK-së”, tha ai.

“Statuti nuk e përjashton edhe përjashtimin nga partia”.

Selmanaj ka thënë se filozofia politike e Presidentit Rugova jo domosdoshmërisht është e trashëgueshme. “Teuta Rugovën nuk e kam parë qe gjashtë muaj në mbledhjet e grupit parlamentar”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat