Vdekja e studentit, Qorrolli: Profesorë që shiten për “të kritershëm” detyrojnë studentet të vuajnë nga kretenologjia e tyre

Aktuale

Vdekja e studentit, Qorrolli: Profesorë që shiten për “të kritershëm” detyrojnë studentet të vuajnë nga kretenologjia e tyre

Nga: A.M. Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:46
Leutrim Gjini

Opinioni vendor është tronditur pasi studenti i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Leutrim Gjini ka pësuar atak kardiak pak minuta përpara se të hynte në provimin e lëndës së Gjinekologjisë.

Juristi Vigan Qorrolli ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “kaotizmi dhe mungesa e sistemit në arsimin e lartë, sikur në çdo lëmi tjetër në Kosovë — e detyron njeriun me i plas zemra — prej stresit dhe humnerës morale që e ka kaplu shoqërinë tonë”.

Postimi i plotë:

Nje student i mjekesise, djale ne lule te rinise, dje ne diten e diplomimit te tij, vetem disa minuta para provimit te fundit — ka nderruar jete si pasoje e nje sulmi kardiak.

Vullneti i Zotit e ka marre me vete. Por, kaotizmi dhe mungesa e sistemit ne arsimin e larte, sikur ne çdo lemi tjeter ne Kosove — e detyron njeriun me i plas zemra — prej stresit dhe humneres morale qe e ka kaplu shoqerine tone.

Profesore qe shiten per “te kritershem” dhe te “gjithedijshem” qe i detyrojne studentet te vuajne nga kretenologjia e tyre — nuk duhet te kene vend ne UP dhe ne asnje universitet tjeter.

Marrezia e nje pjese te profesoratit qe shesin kritere mbi punimet e tyre indiane dhe pa asnje vlere njerezore ne sjellje — nuk duhet t’i japin stres studentit kosovar.

Vlerat studimore duhet te shpjegohen mbi standarde perendimore dhe jo mbi tribalizma skriptoresh te modelit komunist.

Ngushellime familjes se doktorit te ri dhe gjithe kolegeve te tij studente kosovar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat