Deputeti nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli ka komentuar takimin e kreut të partisë së tij Isa Mustafës me liderin e VV-së Albin Kurti.
Ai përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se e mirëpret çdo koordinim LDK- VV dhe se njëjtën kohë frika e anëtarëve të këtyre dy partive e parti tjera opozitare nga ky përafrim është i pakuptimtë dhe qon ujë në mulli të zgjatjes së agonisë së pushtetit abuzues të PANA-VUÇIÇ.
Postimi i plotë:
E mirëpres çdo koordinim LDK- VV sepse vetëm bashkëpunimi ndërpartiak që sot janë pozitë mund të sjellin ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët. PAN me aleatët e tyre të vegjël në pushtet, treguan se sa të dëmshëm janë për vendin, dhe imperativ eshtë largimi i tyre nga abuzimi me pushtetin e pakicës. Ia kemi borgj fëmijëve , rinisë, e çdo qytetari të ndershëm të Kosovës ti largojmë nga pushteti, keqpërdoruesit, profiterët multimilionerë e luftës, te shantazhuarit e drejtësisë, të padijshëm , të korruptuar it që kanë zaptuar pushtetin e shtetin me ndihmën e argatëve të Vuçiçit. Zgjedhjet e reja apriori nuk sjellin ndryshim, sepse të gjithe do bëhen bashkë duke sjellë koalicion e ri të territ. Prandaj duhet bashkim e koordinim opozitar nêse duamë ndryshimin e shumëpritur. I kuptoj idhtarët e PAN-it kur frigohen nga ky bashkim opozitar, në të njëjtën kohë friga e anëtarëve të LDK-së dhe VV-së e parti tjera opozitare nga ky përafrim është i pakuptimtë dhe qon ujë në mulli të zgjatjes së agonisë së pushtetit abuzues të PANA-VUÇIÇ.