VV dhe OVL e UÇK: Serbisë duhet t’i kundërvihemi si shtet

Aktuale

VV dhe OVL e UÇK: Serbisë duhet t’i kundërvihemi si shtet

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 15:21
VV-ja takim me Gucatin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti së bashku me deputetin Rexhep Selimi dhe anëtarin e Kryesisë, Ajet Potera kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u takuan me kryetarin e kësaj organizate Hysni Gucati.

“Në këtë takim u diskutua rreth ngjarjeve aktuale në vend me fokus në negociatat Kosovë-Serbi, si dhe për zhvillimet e fundit në lidhje me listat e veteranëve.
Ishte konstatim i përbashkët që aspiratave të Serbisë duhet t’iu kundërvihemi si shtet dhe se Serbia i ka shumë borxh shqiptarëve dhe Kosovës.

Në anën tjetër, veteranët dhe invalidët e luftës së UÇK-së janë vlerë e shoqërisë sonë, se ata kanë probleme të shumta sociale, dhe se nevojitet përgjegjësi, rregull e saktësi në trajtimin e çështjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në fund, të dy palët u dakorduan për kontakte, komunikim e takime më të shpeshta në këto kohë tejet të rëndësishme për Kosovën dhe kombin tonë në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat