Bordi i AKP-së miraton statutin “ndërmarrje shoqërore” për 5 ndërmarrje

Aktuale

Bordi i AKP-së miraton statutin “ndërmarrje shoqërore” për 5 ndërmarrje

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:54
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit dje mbajti mbledhjen e rregullt, me ç ‘rast diskutoi dhe shqyrtoi rekomandimet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së rekomandimeve dhe përkushtimin në monitorimin e tyre.

Bordi në këtë takim u njoftua lidhur me zhvillimet e fundit në AKP, në të njëjtën kohë miratoi listën e SHAL 43 për tu shpallur për shitje së shpejti sipas procedurave. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e SHAL 40. 

Sipas kumtesës për media dërguar nga ky institucion, veç kësaj, Bordi diskutoi dhe miratoi propozimet për qiradhënie për asetet e ndërmarrjeve në likuidim të shpalljes së 31.08.2018 dhe poashtu miratoi Raportet e Komisioneve për përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënien e aseteve të NSH-ve.

Ndër të tjera Bordi miratoi statutin si Ndërmarrje Shoqërore për ndërmarrjet në vijim: 1) "Dunav"; 2) "Bagat"; 3) "Branko Dimic"; 4) "Borovo"; dhe  5) "Astibo".

Në këtë mbledhje u miratua edhe Raporti i Komisionit për Banesat e NSH-ve me gjithsej 7 kërkesa të trajtuara.

“Bordi në këtë takim miratoi edhe raportin përfundimtarë për transferim të pronës shoqërore përmes negocimit direkt për dy raste: një pronë e NSh “Urata” në Prishtinë, si dhe një pronë tjetër e cila evidentohet në emër të P.SH. KBI Kosova Export D.S. PIK Kosovo-Eksport – NSH “Ratar”, Zona Kadastrale Hajvali, Komuna Prishtinë. Bordi poashtu miratoi amandamentimin një rregulloreje të brendshme të Agjencisë lidhur me burimet njerëzore”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat