Kajtazi: Takimi i Thaçit me Presidentin Trump, manipulim i opinionit

Aktuale

Kajtazi: Takimi i Thaçit me Presidentin Trump, manipulim i opinionit

Nga: G.B Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:03
Fadil Kajtazi

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se takimi në mes të Thaçit dhe presidentit amerikan, Donald Trump është manipulim i opinionit pasi është vetëm takim ku presidenti amerikan takon pjesëmarrësit dhe është takim vetëm me dhënien e dorës dhe bërjes e një fotografie, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kajtazi ka thënë se nga ky takim disa sekonda, Thaçi neve na kthehet me “miratimin nga Trump për ndarjen e Kosovës”, çka ai thotë se është mashtrim i popullit të Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Takimi i Thaqit me Presidentin Tramp, manipulim i opinionit

Është në traditën e presidentëve amerikan që gjatë sesioneve të OKB në nivel presidentëve ose kryeministrave, që si nikoqir i OKB-se që është SHBA, pasi qe selia e OKB është në toke amerikane t’i takojnë pjesëmarrësit për kurtuazi i cili takim është vetëm me dhënien e dorës dhe të bërjes së një fotoje, që zakonisht zgjatë disa sekonda dhe, Thaci nëse ka kohe për të thëne diçka është një “Thank you” në anglishten e tij te thyer. Asgjë me shume! Protokolli i Shtëpisë së Bardh e këtë ceremoni quan “foto-op”. Në këtë takim nuk shkojnë presidentët apo kryeministrat e shteteve të fuqishme, por ata personalitete që në vendet e tyre kanë nevojë për popullaritet dhe një pjesë e tyre për ta manipuluar opinionin. Dhe nëse nga ky takim sekondash Thaqi neve na kthehet me “miratimin nga Tramp për ndarjen e Kosovës” është mashtrim i popullit të Kosovës. Një president mashtrues nuk i duhet vendit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat