Flet Isa Mustafa pas takimit me Kurtin, tregon çka biseduan dhe cili do jetë hapi i radhës

Aktuale

Flet Isa Mustafa pas takimit me Kurtin, tregon çka biseduan dhe cili do jetë hapi i radhës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:41
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

(E plotësuar) - Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit që sot e zhvilloi me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,, flet për herë të parë, duke treguar se çfarë kanë biseduar dhe se cili do të jetë hapi i radhës i opozitës.

Ish kryeministri Mustafa, shkruan në Facebook se, pas takimin me Kurtin, kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim opozitar që degradimi i kësaj qeverie të ndalet sa më shpejt, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas Mustafës, ai së bashku me Kurtin kanë vlerësuar se Kosova ka nevojë për ndryshime si kurrë më parë.

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë. Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime”, shkruan Isa Mustafa.

Kurti flet pas takimit me Mustafën: Të gatshëm të bashkëpunojmë për rrëzimin e Qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se janë të gatshëm të koordinojnë bashkëpunimin  opozitar, në mënyrë që të ndalet degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Të gatshëm të koordinojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi i territorit të ndalen sa më shpejtë. Kosova si kurrë më parë ka nevojë urgjente për qeverisje të re dhe cilësore.

Përfundon takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë.

Media ka marrë vesh se lideri i Vetëvendosjes ka shkuar sot në shtëpinë e Mustafës dhe ka qëndruar për disa orë aty.

Ndërsa, Kurti kur ka dalë nga shtëpia e Mustafës i ka thënë T7 se së shpejti do të bëjë publike arsyen e vizitës. 

Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve.

Albin Kurti në shtëpinë e Isa Mustafës, çfarë po bisedojnë?

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, po qëndron në shtëpinë e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në Prishtinë. Takimi i tyre ka filluar para disa orëve.

Media merr vesh se lideri i Vetëvendosjes ka shkuar para dy orëve në shtëpinë e Mustafës dhe po vazhdon të qëndrojë aty.

Nuk dihet se për çka janë duke folur Kurti dhe Mustafa, megjithatë vetë lideri i VV-së ka treguar se kohëve të fundit e ka vizituar disa herë kreun e LDK-së.

Media ka kontaktuar Zyrën për Informim të Vetëvendosjes, por nga aty nuk kanë dhënë informata rreth këtij takimi.

Ndërkaq Mustafa dje ka mbajtur mbledhje me Grupin Parlamentar të partisë, më vonë edhe me kryesinë e LDK-së. Pas kësaj mbledhjeje ata përsëritën se nuk marrin pjesë në protestën e organizuar më 29 shtator.

Protesta e Vetëvendosjes me sloganin “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu” po organizohet me qëllim të kundërshtimit të Presidentit Hashim Thaçi dhe idesë së tij për ndryshimin e kufijve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat