Maxharraj: LDK-së nuk i tutet arusha me shosh

Aktuale

Maxharraj: LDK-së nuk i tutet arusha me shosh

Nga: Bota sot Më: 25 shtator 2018 Në ora: 07:25
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka shprehur publikisht mospjesëmarrjen e saj në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 29 shtator.

Sipas LDK-së, ata do t’i organizojnë protestat atëherë kur  të gjitha forma do të “shtjerrën”.

Njohësi i çështjeve politike në vend, Binak Maxharraj  është duke e përkrahur protestën e Vetëvendosjes, pasi që sipas tij, vendi është në rrezik të copëtohet dhe copëtimi nuk është vetëm çështje e VV-së.

Copëtimi i atdheut, sipas Maxharrajt, nuk ndalet me përrallat e gjyshërve nëpër konferencat e LDK-së, por me protesta gjithë popullore.

Maxharraj pyet se çfarë duhet të ndodhë me këtë vend që LDK-ja të protestojë, gjersa shton se mos ata kanë frikë për hak nga PDK-ja.

Sipas tij, LDK-ja duhet të protestojë nëse dëshiron që mocioni i përmendur nga ata për rrëzimin e qeverisë të funksionojë, sepse përndryshe nuk do t’i ketë vota.

Postimi i plotë i Maxharrajt:

LDK-se:NUK TUTET ARUSHA ME SHOSH.

LDK-ja ka dale haptas kunder Protestave.Vendi eshte ne rrezike te coptohet.Coptimi i atedheut nuk eshte ceshtje vetem e LVV qe po proteston.Nuk ndalet coptimi i atedheut me prralla te gjysheve neper konferenca te LDK-se,por me protesta gjithe popullore.Nuk tute arusha me shosh.

Nuk e di se qka duhet me i ndodhe ketij vendi qe LDK te protestoi.Apo mos e ka tuten hak nga PDK-ja.Thaqi ia ka hanger oren kesaj partije.Nuk po guxon me u ndi nga ai.

LDK paska vendos me ba mocion votebesimi per rreximin e Qeverise Hrajdinaj,por me kend do ti baje votat?!

Nese LDK-ja nuk del ne protesta harrojeni mocionin sepse LVV nuk do te ju perkrah kurse Juve ju mbetet vetem ta shikoni ne qiell arushen e madhe.

Por,sidoqofte anetaresia dhe elektorati i LDK eshte mbushe mend me keto dallavere te Pleqeve te saj dhe me 29 shtator te del masovikishte ne protesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat