Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj planit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.
Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, tha se Thaçit nuk i bëjnë përshtypje reagimet nga kundërshtarët e tij politikë.
“Hashim Thaçit palla nuk i ha" se çfarë thonë të tjerët, është shprehur ai.
Zeka ka thënë se Thaçi është Erdogan i Kosovës, teksa i është referuar presidentit të Turqisë, i cili gjerësisht kritikohet për prirjet e tij diktatoriale.
Sipas tij, askush s’duhet të ketë dyshime rreth kësaj.
Zeka po ashtu ka komentuar protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Thaçit.
Ai ka vlerësuar se Thaçi s'mund të rrëzohet me protesta. Këtë, sipas tij, mund ta bëjnë vetëm deputetët në Kuvendin e Kosovës.