Limaj: Thaçi s’e pati të lehtë hyrjen në dialog, opozita po do të përfitojë nga marrëveshja

Aktuale

Limaj: Thaçi s’e pati të lehtë hyrjen në dialog, opozita po do të përfitojë nga marrëveshja

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:12
Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se si pjesë e ekipit negociator në kuadër të dialogut me Serbinë, nuk do të marrin asnjë vendim nga i cili do të dëmtohej shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj.

Ai më tej konsideron si jo të duhur protestën e Lëvizjes Vetëvendosje të organizuar për të shtunën e 29 shtatorit, ndërsa ka theksuar gjithë kundërshtia e Opozitës për pjesëmarrje në ekip dialogues po bëhet në tentim të përfitimeve në zgjedhje.

Këto komente Zëvendëskryeministri Limaj i dha sonte, derisa ka theksuar se më shumë se kurrë Kosovës i duhet unifikim i subjekteve politike.

”Asnjëri nga ne nuk do t’i ikim këtij vendimi të rëndësishëm për vendin tonë. As nuk i frikësohemi dialogut”.

”Jam i bindur se nuk bëjmë ndonjë veprim që bie në kundërshtim me vendin tonë, fundja janë institucionet e shtetit që japin vendimin”.

”Edhe Hashimi ka kalkuluar në 2006 – a të hyjë a të mos hyjë në dialog. Nuk e ka pasur aspak të lehtë”.

”Nuk e kam gajlen a dëmtohet Hashimi, unë, apo dikush tjetër, se askush nuk dëmtohet më shumë se vendi, shteti ynë”.

”Këta mendojnë, shpreojnë se mos po bëjmë një marrëveshje të dëmshme e pastaj t’i fitojmë zgjedhjet. Po çka të duhen më zgjedhjet kur dëmtohet shteti?”

”Çfarë do përvoje që ka ky vend, kemi nevojë të jemi bashkë me dhanë ndonjë këshillë e mos të gabohet”.

”Hashimi Thaçi shkon bisedon e cka bëjmë ne këtu, bëjmë protestë – po ndaloje në Parlament”.

”Të gjithë kemi me pas telashe me mosbesimin. Hajde shkojmë atje e ta japim kontributin tonë, për vendin tonë. Ka qëllu siç ka qëllu ky delegacion shpresoj që të arrihet një marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat