Thaçi e Veseli tuteshin në luftë, thotë shoku i dikurshëm i tyre

Aktuale

Thaçi e Veseli tuteshin në luftë, thotë shoku i dikurshëm i tyre

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 19:56
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Asllan Bajraktari ka treguar sa shumë frikësoheshin gjatë luftës "Luli" e "Gjarpri"

Njohja mes tyre kishte ndodhur qysh gjatë luftës.

Asllan Bajraktari, kujton kohën kur kishte bartur me traktor Hashim Thacin dhe Kadri Veselin nga Drenica në Shqipëri. 

Hoxha nga Jashanica tregon se "Luli" dhe "Gjarpri" nuk ishin aq trima në luftë sa paraqiten pas saj.

Por, kur pas lufte Thaçi dhe Veseli zunë pozitat të larta, Bajraktari besonte se do ta ndihmonin. 

Ai aplikoi për një grant bujqësor, por kur iu refuzua për 5 herë rresht, Bajraktari u nis drejt shtëpisë së presidentit, në Burojë të Skënderajt. 

Para se të hynte në oborrin e familjes Thaçi, Bajraktari kishte bërë një video që të ruante si dëshmi. 

Pasi Buroja nuk kreu punë, Bajraktari iu drejtua zyrës së presidentit në Prishtinë, e kur as këtu s’arriti ta takojë Thaçin, ia mësyu banesës së tij në Bregun e Diellit. 

Për të gjitha këto tentime që ta takojë ish shokun e luftës, i kushtuan Bajraktarit me arrestim. 

Policia e arrestoi, kurse me 18 shtator ai u dënua nga Gjykata me gjashtë muaj burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat