Tahiri tregon se ku ishte kufiri në vitin 1959 dhe si ndodhën ndryshimet territoriale

Aktuale

Tahiri tregon se ku ishte kufiri në vitin 1959 dhe si ndodhën ndryshimet territoriale

Nga: N. Sh Më: 24 shtator 2018 Në ora: 16:13
Harta e Kosovës

Politologu Mentor Tahiri tregoj për ndryshimet territoriale të cilat janë bërë në vitin 1959.

Ai hedh poshtë opinionet se po në këtë vit Leposaviqi dhe disa pjesë tjera në veri i janë falur Kosovës, pasi, sipas tij Leposaviqi ka qenë gjithmonë i Kosovës.

Tahiri tregon se deri në vitin 1959 kufiri ka qenë në fshatin Dren, që dikur ka qenë edhe kufiri i Mbretërisë serbe me Perandorinë Osmane.

Më poshtë lexojeni shkrimin e Tahirit:

Në opinion gabimisht po interpretohet se kinse Leposaviqi dhe pjese tjera në veri, i janë falur Kosovës me 1959. Në vitin 1959 janë bërë ndryshime territoriale, në kuptim që Komuna e dikurshme e Leshakut me 197 km², ka kaluar nga administrimi i Rrethit të Rashkës në Rrethin e Zveçanit (Mitrovicës), respektivisht brenda territorit të Kosovës i cili si i tillë do të definohet me 1963, kur Kosova fiton statusin e Krahinës Autonome.

Deri me 1959, kufiri ka qenë në fshatin Dren, në të njëjtin vend ku dikur ka qenë edhe kufiri ndërmjet Mbretërisë Serbe dhe Perandorisë Osmane, respektivisht Vilajetit të Kosovës.

Image
Harta e publikuar nga Mentor Tahiri
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat