Jashari-Kiliç diskutojnë për mundësi bashkëpunimi

Aktuale

Jashari-Kiliç diskutojnë për mundësi bashkëpunimi

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:10
Bekim Jashari, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, priti sot në takim ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, me të cilën ka biseduar për mundësi të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës së Turqisë në Kosovë.

Ambasadorja turke në takim e ka njoftuar kryetarin Jashari për mundësitë e mbështetjes së shoqatave të grave në komunën e Skenderajt, nëpërmjet trajnimeve në fusha të caktuara,  nxënësit e shkollave të mesme, studentët me bursa studimi, por edhe projekte të tjera mbështetëse për fushën e bujqësisë.

Kryetari Jashari ka siguruar diplomaten turke se Komuna e Skenderajt është e gatshme të ndihmojë sa i përket organizimit të sesioneve informuese që do të organizohen për shoqatat e grave dhe palët tjera të interesit, për programet që Ambasada turke në Prishtinë do të ofrojë kurse dhe trajnime profesionale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat