Tomë Gashi jep alarmin: Kosova rrezikohet nga tërheqja e njohjeve prej 114 shteteve

Aktuale

Tomë Gashi jep alarmin: Kosova rrezikohet nga tërheqja e njohjeve prej 114 shteteve

Nga: Nehat Shaqiri Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:06
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi flet për marrëveshjet finale me Serbinë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Gashi thotë se, këto bisedimet politike, dikur neve shqiptarëve na u shitën sikurse bisedime teknike, andaj nga këto Kosova humbi shumë pasi e pranoj dialogun me ish okupatorin edhe pse Serbia nuk e njohu shtetin e Kosovës

“Po duke e ditur se këto bisedime filluan respektivisht neve shqiptarëve na u shiten në fillim si bisedime teknike, e që nuk ishte fare ashtu dhe duke e ditur se shpejt u pranua që janë bisedime politike në mes të Beogradit dhe Prishtinës, siç thonë këta politikanet tanë, po ashtu duke e ditur se nga këto bisedime/ marrëveshje politike Kosova humbi shumë se e pranoj dialogun me ish okupatorin, me shtetin e Serbisë edhe pse Serbia nuk e ka pranua dhe as që e ka në agjendë ta pranoj Kosovën shtet të pavarur, Kosova ka humbur shumë sepse janë imponua tema në dëm të Kosovës thuaj se sikur ende Kosova të ishte pjesë e Serbisë”, thotë avokati Tomë Gashi për gazetën “Bota sot”.

Sipas avokatit, Kosova po rrezikon edhe tërheqjen e njohjes si shtet nga të gjithë ato shtete që e kanë njohur deri më tani.

“Dhe duke e ditur që Kosova, por as BE si lehtësuese, e në të vërtetë ndërmjetësuese në dëm të Kosovës nuk e detyruan Serbinë që së paku ta heq territorin e Kosovës nga kushtetuta e saj. Ne realisht nuk mund të presim asgjë të mirë për Kosovën pos asaj më të keqes që mund të jetë rrudhja e territorit të Kosovës si shtet, duke rreziku edhe tërheqjen e njohjeve që mbi 114 shtete e kanë bërë, sepse Kosovën e kanë pranu në kufijtë aktual te datës 17 shkurt 2008 kur është shpallë pavarësia”, shprehet ai.

Gashi thekson se, Asociacioni i komunave me shumicë serbe do ta bëjë jo funksionale shtetin e Kosovës.

“Duke e ditur se qëllimi mund të jetë që të rrezikohet aq shumë integriteti territorial i Kosovës së pavarur sa që momentin kur mund të nënshkruhet marrëveshja për Zajednicen me kompetenca ekzekutive në të themi epo mirë së paku u shpëtua territori i Kosovës si shtet, dhe Zajednica do ta bëjë jo funksionale totalisht Kosovën, siç është tani jo funksional Kuvendi i Kosovës me pjesëmarrjen e deputetëve serb të dirigjua direkt nga Qeveria dhe shteti serb, ku asgjë nuk mund të bëhet pa ta në aspekte të temave të rënda për Kosovën, sa që në faktikisht kemi sovranitet aq sa Serbia lejon të kemi përmes Listës Serbe, dhe përfundimi nuk do të jetë aspak i mirë për Kosovën, sepse sa herë bëjmë marrëveshje me Serbinë ne humbim ata fitojnë dhe dihet pse”, përfundon Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat