Veteranët protestojnë të mërkurën

Aktuale

Veteranët protestojnë të mërkurën

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 10:09
UCK

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Dukagjin, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00.

Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat