“Shpirti i bacës kërkon drejtësi, kush e vrau, kush dha urdhër dhe kush e përgatiti vrasjen”

Aktuale

“Shpirti i bacës kërkon drejtësi, kush e vrau, kush dha urdhër dhe kush e përgatiti vrasjen”

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:46
Pamje nga rivarrimi i kolonel Ahmet Krasniqit

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, përmes një statusi në Facebook, thotë se ardhja e trupit të Kolonelit Ahmet Krasniqit në Kosovë nuk ishte asgjë tjetër, vetëm se një vrasje për së dyti.

Islamit thotë se pesha e rënd pushon mbi të gjitha qeveritë e Kosovës, e sidomos, sipas tik, ato që udhëhiqeshin nga LDK.

Në fund, ai thotë se Thaçin, Halitin, Veselin, Bukoshin nuk do t’i lejonte të shkruhen në librin e zi.

Ja postimi i plotë i Islamit:

U bënë shumë pyetje dhe askush nuk gjen arsyen më të vogël për ta thënë të vërteten, ardhja e trupit të Kolonelit Ahmet Krasniqit në Kosovë nuk ishte asgjë tjetër, vetëm një vrasje për së dyti, nuk mjafton të shtrohet gjithë rruga në flori nga Tirana deri në Prishtinë, nuk mjaftojnë lotët e derdhur të krokodilit!!! Shpirti i Bacës kërkon drejtësi!! Kush e vrau, kush dha urdhër dhe kush e përgatiti vrasjen!!

Askush nuk pyeti për ish Kryeministrin Bukoshin i cili pas lufte u bë bashkëpunëtori më i ngushtë i gjarprit Co, çka dinë ky, ku ishte ky, çfarë bëri ky!!!

Pesha e rënd pushon mbi të gjitha qeveritë e Kosovës e sidomos ato që udhëhiqeshin nga LDK, asnjëherë nuk është bërë kërkesë zyrtare tek shteti shqiptar për zbardhjen e rastit, e që jam thellë i bindur se bandat e kuqe te shtetit janë të përfshira në vrasje bashkë me kuqaloshët e Kosovës që flisnin në rivarrim e Kolonelit. I kërkoj ndjesë familjes , por kurrë nuk do të duhej që kjo ceremoni të shkonte në këtë mënyrë sepse sigurisht urdhërdhënësit ishin protagonist të kësaj ngjarje!!

Ai ka merituar një rivarrim nga ata që e deshën dhe respektuan!!!

Thaçin, Halitin, Veselin, Bukoshin nuk do ti lejoja as të shkruhen në librin e zi!!!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat