Mazrekaj: Ku ishin këta 60 mijë ushtarët e UÇK-së, që nuk e mbrojtën popullin nga gjenocidi serb?

Aktuale

Mazrekaj: Ku ishin këta 60 mijë ushtarët e UÇK-së, që nuk e mbrojtën popullin nga gjenocidi serb?

Nga: Bota sot Më: 23 shtator 2018 Në ora: 22:05
Editori i Gazetës Kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar disa fotografi nga lufta në Kosovë, duke shprehur habinë se si mund të kenë qenë 60 mijë ushtarë të UÇK-së.

Skandali me listat e fryra për statusin e veteranit, çdo ditë e më shumë po ngjallë reagime të shumta.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe editori i Gazetës Kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, i cili  nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, ka publikuar disa fotografi nga lufta në Kosovë, duke shprehur habinë se si mund të kenë qenë 60 mijë ushtarë të UÇK-së.

Ai e ka krahasuar numrin prej 60 mijë ushtarëve të UÇK-së me 40 mijë ushtarë serbë që kanë kryer gjenocid në Kosovë, duke shtruar pyetjen se ku ishin këta 60 mijë ushtarë për ta mbrojtur popullin?!

Më poshtë mund ta lexoni statusin e Mazrekajt

“Si është e mundur? 

Po na thonë se kanë qenë 60 mijë ushtarë të UÇK-së! Në anën tjetër, dihet se kanë qenë 40 mijë ushtarë serbë që kanë kryer dhunë e gjenocid në Kosovë. 

Këta 40 mijë ushtarë serbë, kanë vrarë 20 mijë shqiptarë dhe kanë dhunuar rreth 20 mijë gra e vajza shqiptare. Ndërsa, janë dëbuar mbi një milion shqiptarë nga Kosova. 

Ku ishin këta 60 mijë ushtarë për ta mbrojtur popullin?! XHM”, ka shkruar Mazrekaj në Facbook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat