Thaçi udhëton në SHBA bashkë me gruan, priten takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës

Aktuale

Thaçi udhëton në SHBA bashkë me gruan, priten takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:42
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do t’i prijë delegacionit në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një komunikate për media thuhet se Thaçi bashkë me bashkëshorten e tij Lumnije Thaçi, do të marrin pjesë në pritjen e përvitshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

“Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me homologë nga shtete të ndryshme të botës, për të thelluar bashkëpunimin bilateral dhe rritur numrin e njohjeve shtetërore dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare.Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për çdo vjet mbledhë përfaqësuesit e të gjitha shteteve të botës dhe organizatave ndërkombëtare”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu është theksuar se delegacioni i Kosovës, gjatë qëndrimit në Nju Jork, do të ketë takime të shumta bilaterale me liderë botërorë, përkatësisht me presidentë, kryeministra dhe kryediplomatë të shteteve të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat